Ballina Lajme nga Vendi

Ambasada amerikane njofton procedurën për vizat K-1

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Ambasada amerikane në Tiranë njofton qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të marrin vizë amerikane kur janë fejuar me shtetas amerikanë, të dorëzojnë peticionin për vizën K-1. Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ambasada amerikane thotë se peticioni duhet dorëzuar sa më shpejt, pasi mund të kërkojë edhe disa muaj kohë për t’u shqyrtuar.

“Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt!” – thotë Ambasada amerikane. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuzëqeshja e sinqertë e një vajze nga projekti “Smile Albania”
Artikulli tjetërFier, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë