BRUKSEL, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Një varrezë belge do të mundësojë transmetimin e drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit të shërbimeve funerale duke iu bashkuar një tendence globale në rritje.
Varreza e qytetit Mechelen, 22 kilometra në veri të Brukselit, do të pajiset me kamera të posaçme me anë të të cilave do të transmetohet në internet ceremonia e kërkuar e varrimit.
Kjo do të bëjë të mundur që familjarë dhe miq, të cilët nuk kanë mundësi të marrin pjesë në varrim, të shprehin nderimin e fundit.
Instalimi i këtij sistemi do t’i kushtojë bashkisë në Mechelen rreth 13 200 euro.
Transmetimi i drejtpërdrejtë në internet po ofrohet gjithnjë e më shumë si një shërbim në funerale për të afërmit të cilët nuk mund të marrin pjesë.
Sidoqoftë, shumë njerëz do të preferonin më mirë ta humbnin farë ceremoninë e funeralit sesa ta ndiqnin në internet, sipas një sondazhi britanik të bërë vitin e kaluar./ /p.s./ a.jor.























