Ballina Bota

PHENIAN – Kim: Dy Koretë samit për denuklearizimin e gadishullit

SEUL, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Lideri koreano-verior Kim Jong Un ritheksoi angazhimin e tij në favor të denuklearizimit të Gadishullit Korean, gjatë diskutimeve me një të dërguar koreano-jugor, njoftoi sot agjencia zyrare koreano-veriore e lajmeve, KCNA.

“Koreja e Veriut dhe e Jugut duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për denuklearizimin e gadishullit”, deklaroi udhëheqësi koreano-verior, sipas agjencisë KCNA.

“Ai ka shprehur vullnetin për të shmangur krejtësisht rrezikun e një konflikti të armatosur dhe tmerrin e një lufte në Gadishullin Korean për ta shndërruar atë në një vend paqeje, të lirë e pa armë bërthamore “, theksoi agjencia./  /dm/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana prezanton sulmuesin afrikan, Namdo Oduamandi
Artikulli tjetërSHBA – 25% e përdoruesve heqin aplikacionin FB