Ballina Bota

SHBA – 25% e përdoruesve heqin aplikacionin FB

NJU JORK, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Një e katërta e përdoruesve të rrjetit social Facebook ka hequr këtë aplikacion nga celulari.

Kjo përqindje shkon në 44 mes të rinjve, një fenomen që ka lindur nga shqetësimi mbi provatësinë.

Konfirmimi vjan nga Pew Research Center, sipas së cilës 74% e përdoruesve kanë marrë masa mbrojtëse.

“Ka diferenca në moshë lidhur me përdoruesit që kanë marrë masa mbrojtëse. Është interesante të vësh re se 44% e përdoruesve mes moshës 18-29 vjeç kanë hequr aplikacionin, thënë ndryshe katër herë më shumë nga përdoruesit e moshës mbi 65 vjeç. Vetëm një e treta e mbi 65-vjeçarëve ka ndryshuar impostimet, ndërkohë që këtë e kanë bërë 64% e më të rinjve”, thonë autorët e studimit nga Pew Research Center./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPHENIAN – Kim: Dy Koretë samit për denuklearizimin e gadishullit
Artikulli tjetërPensionistja ankohet në platformën e bashkëqeverisjes, i njihen 6 vite pune