SEUL, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Lideri koreano-verior Kim Jong Un ritheksoi angazhimin e tij në favor të denuklearizimit të Gadishullit Korean, gjatë diskutimeve me një të dërguar koreano-jugor, njoftoi sot agjencia zyrare koreano-veriore e lajmeve, KCNA.
“Koreja e Veriut dhe e Jugut duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për denuklearizimin e gadishullit”, deklaroi udhëheqësi koreano-verior, sipas agjencisë KCNA.
“Ai ka shprehur vullnetin për të shmangur krejtësisht rrezikun e një konflikti të armatosur dhe tmerrin e një lufte në Gadishullin Korean për ta shndërruar atë në një vend paqeje, të lirë e pa armë bërthamore “, theksoi agjencia./ /dm/ a.jor.
