Probleme tek “Bayern” i Mynihut, Robben dhe Ribery kundër trajnerit

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ – “Arjen Robben dhe Franck Ribery janë dy “senatorët” e “Bayernit” të Mynihut që e kanë shfaqur qartazi pakënaqësinë, pasi u zëvendësuan në fitoren e “Bayern” të Mynihut ndaj “Stuttgartit” të shtunën pasdite.

Duke folur për “Focus”, holandezi Roben zgjodhi ta sqaronte situatën, duke thënë se çdo gjë është në rregull mes tij dhe Niko Kovaçit, por insistoi se nuk ka përse të pajtohet me vendimet e trajnerit.

Robben e ka sqaruar situatën pas ndeshjes, duke thënë se gjërat janë në rregull mes tij dhe trajnerit.

“Çdo gjë është në rregull mes meje dhe trajnerit. Si lojtar, gjithmonë mendoj vetëm për veten. Trajneri duhet të mendojë për ekipin. E kam thënë shumë herë, nuk do të thotë ta pranosh vendimin e trajnerit, mund të mos pajtohesh”, shtoi ai.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.