Ballina Aktualitet

10 mijë nxënës hyjnë në shkolla tërësisht të rindërtuara

TIRANË, 3 shtator/ATSH-Maela Marini/ Janë rreth 10 mijë nxënës që këtë vit do të hyjnë në mjedise shkollash tërësisht të rindërtuara.

Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama, në një takim me mësuesit në sallën e hartave në kryeministri.

Kryeministri theksoi se, këtë vit ka një numër shkollash që kanë hyrë në procesin e rindërtimit.

“Më e rëndësishmja dhe krenaria e punës sonë është fakti që çdo vit në shkolla po hyjnë gjithnjë e më shumë mësues sipas meritës”, tha Rama.

Ai theksoi se “politika ka dalë nga shkolla dhe merita ka hyrë në shkollë”.

Me qëllim ndryshimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për nxënësit, qeveria po rikonstrukton 58 shkolla në të gjithë vendin.

Vlera totale e financimit shkon në masën e 412,904, 393 lekë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Zëvendësuam librat skarco me tekste të Oxford e Cambridge
Artikulli tjetërKombëtarja U-17, Mustedanagic publikon listën e lojtarëve të grumbulluar