Ballina Ekonomi

Investimi në nënstacionin e Orikumit përmirëson furnizimin me energji në bregdet

TIRANË, 1 shtator/ATSH-Maela Marini/ Investimet në nënstacionin elektrik të Orikumit mbyllin ciklin në gjithë vijën bregdetare, ku i jepet zgjidhje furnizimit me energji elektrike.

Në takimin e sotëm të organizuar në Radhimë, Vlorë, për sezonin turistik, Kryeministri Edi Rama u ndal te situata e furnizimit me energji elektrike.

“Askush nuk flet më për problemin e energjisë elektrike. Vitin e parë dhe të dytë, energjia ishte problemi kryesor dhe kjo dukej edhe nga mesazhet që më vinin nga qytetarët”, tha Rama, duke thekuar se nuk ka pasur më probleme serioze me furnizimin me energji elektrike./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria, rritet parandalimi i akteve kriminale nga Policia e Shtetit
Artikulli tjetërInvestimet që transformojnë jugun, lungomare edhe në Radhimë