Ballina Lajme nga Vendi

Miratohen procedurat e veprimit për mbrojtjen e viktimave të trafikut

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot procedurat standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.

Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë, në mbështetje të ligjit “Për ratifikimin e “Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” dhe dy protokolleve shtesë të saj”, si dhe të ligjit “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore””.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. /m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për gjyqtaren Antoneta Sevdari
Artikulli tjetërMiratohet granti kuvajtian për infrastrukturën e transportit në bregdet