TIRANË, 28 Gusht /ATSH/ – 97 aplikime kanë mbërritur nga të rinj e të reja të interesuar për një përvojë të re në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme .
MEPJ njofton se të përzgjedhurit do të informohen shumë shpejt.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpalli në 6 gusht praktikën e punës për të rinjtë dhe të rejat që vijojnë studimet e larta jashtë vendit dhe/ose të diplomuar në fusha si shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca ekonomike, jurisprudencë.
Qëllimi i këtij programi është mundësia për të përfituar një përvojë të vlefshme brenda vendit në fillimin e karrierës profesionale si dhe të njohja nga afër e veprimtarive, praktikave dhe mekanizmave me të cilat Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme operon me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit.
Praktika e punës do të jetë 3-mujore, nga 3 shtator deri më 30 nëntor 2018. Ndërsa aplikimet u pranuan deri më 27 gusht 2018, në adresën [email protected].
/gj.mima/j.p/


















