Ballina Aktualitet

Divjakë, AKU sekuestron mish pa certifikatë sigurie

TIRANE, 28 gusht /ATSH/ -Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, AKU ka evidentuar 2 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundërligjshme – pra nga kafshë të paregjistruara e të paidentifikuara, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes (ishin pa vulë dhe certifikatë veterinare)

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar: 20.4 kg mish gjedhi dhe 7.6 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin me aktivitetet tregtim mishi ” Arta Zaka”” në Divjakë. 16kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Restorant Ilir Sulaj” Berat.

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, sekuestrim i 44 kg mish me destinacion asgjësimin.

Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I K.penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët./e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë- Rritet në 2.4 milionë euro fondi për komunitetet jo shumicë
Artikulli tjetër97 aplikime për praktikë pune në MEPJ