Ballina Kosova

Moti në Kosovë me reshje shiu, ulje të ndjeshme të temperaturave

PRISHTINË, 27 gusht/ATSH/- Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, sot kanë filluar të depërtojnë edhe mbi rajon, e më vonë gjatë ditës edhe në Kosovë, që do të sjellin sërish reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën vlera mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më të qëndrueshëm, më të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga dita në ditë do të shënojnë ngritje në intervalet 17-31 gradë.

Era  do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-9 metra në sekondë.

Temperaturat sot në 8 qytete të Kosovës:

27.08.2018

Temp. Min 0C

Temp. Max 0C

Prishtinë

13

18

Pejë

13

18

Prizren

14

19

Podujevë

13

17

Ferizaj

13

17

Gjilan

13

18

Gjakovë

14

19

Mitrovicë

13

17

 

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati për BBC-në: Kriza e emigrimit kërkon përgjigje europiane
Artikulli tjetërRama: Nuk ka këmbime me BE-në, por secili të bëjë pjesën e tij