Ballina Lajme nga Vendi

Alternativat për rininë në takimin e të rinjve të LRI-së

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Papunësia e të rinjve, arsimi, emigrimi i të rinjve, pasiguria sociale, droga nëpër shkolla, varfëria, ishin disa nga temat që u trajtuan nga vetë të rinjtë në organizimin politik të Lëvizjes Rinore për Integrim.

600 të rinj gjimnazistë morën pjesë në kampingun politik të LSI-së, dhe vendosën idetë, pasionin dhe ëndrrat e tyre, duke ngritur alternativa rinore.

“Dua të falenderoj dhe prindërit e gjithë të rinjve që besuan te ne dhe nxisin të rinjtë për t’u angazhuar, dhe luftuar për të ndryshuar vendin tonë duke e bërë Shqipërinë një vend më të mirë”, tha sot Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Franca i jep lamtumirën telefonisë fikse
Artikulli tjetërMjekja pediatre, nga Holanda në qendrën 24-orëshe të Fushë-Krujës