Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Franca i jep lamtumirën telefonisë fikse

PARIS, 27 gusht /ATSH-ANSA/ – Lamtumirë linja të vjetra të telefonisë fikse!

Nga viti 2023 në Francë do të kaloni vetëm nga interneti nëse doni të mbani linjën e shtëpisë, raporton gazeta franceze ”Le Parisien”, që i referohet ”Orange”, kompanisë franceze të telefonisë.

Operacioni është delikat, me 20 milionë përdorues me linja fikse, gjysma ende ka sistemin e vjetër.

Kalimi nuk do të jetë i menjëhershëm dhe ”Orange” do të kryejë një test në një kampion  të popullsisë për të cilën janë zgjedhur 14 komuna të Bretanjës./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDPT: Profesionet që duhet të bëjnë deklarim real të pagave
Artikulli tjetërAlternativat për rininë në takimin e të rinjve të LRI-së