Ballina Lajme nga Vendi

Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë, mbrohen kafshët në Parkun Shebenik-Jabllanicë

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ – Vendosja e moratoriumit për ndalimin e gjuetisë, ka bërë të mundur mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve në parkun e Shebenik-Jabllanicës.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, me një sipërfaqe prej 34 mijë ha, lartësi prej 300 – 2264 m mbi nivelin e detit, ka një ekosistem natyror shumë të pasur me bimësi, kafshë e shpendë të egër dhe ku gjendet rreth 32% e florës së gjithë Shqipërisë.

Nga kafshët e egra vrojtohen ariu i murrmë, ujku, kaprolli, derri i egër, lepuri etj. Gjithashtu, ka prani edhe të Rrëqebullit të Ballkanit, felinit më të madh në Europë.

Bashkia e Librazhdit përgëzon punën fantastike të punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura, Elbasan.

Parku i Shebenikut tashmë po kthehet në një atraksion turistik duke u frekuentuar gjithnjë e më shumë nga një numër i lartë vizitorësh.

Fototografitë më poshtë tregojnë pamje të mrekullueshme nga kamerat kurth të parkut./k.s/r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Mumifikimi, një proces më antik nga sa mendohej
Artikulli tjetërBRUKSEL- BE-ja kritikon kërcënimet e Italisë