BRUKSEL, 24 gusht /ATSH-DPA/ – BE-ja ka paralajmëruar sot Italinë se kërcënimi për të kufizuar kontributet financiare në Bruksel ka qënë i padobishëm kur bëhet fjalë për gjetjen e një zgjidhjeje mbi shpërndarjen e migrantëve.
Ministri italian i Industrisë, Luigi Di Maio deklaroi dje se Roma do të bllokojë pagesat në buxhetin e BE-së nëse nuk do të arrihej një marrëveshje nga bisedimet që u zhvilluan sot në Bruksel për rishpërndarjen e migrantëve të shpëtuar në Detin Mesdhe.
Koalicioni i krahut të djathtë të Italisë ka ndaluar në mënyrë të përsëritur anijet me migrantë në portet italiane gjatë muajve të fundit.
Konflikti i tanishëm përfshin rreth 150 migrantë që kanë mbetur të mbërthyer në anijen italiane “Diciotti”, tani e ankoruar në portin siçilian të Katanias. //a.i/























