Ballina Lajme nga Vendi

Foto-Punonjësit e mirëmbajtjes, kujdes për gjelbërimin e Tiranës

TIRANË 17 gusht/ATSH/- Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar.

Kështu, ditën e sotme punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur kositjet e krasitjet përgjatë anës lindore të Parkut të Madh, buzë rrugës së Elbasanit, pastrim ferrash të egra e kurim kurorash pemësh.

Këto të fundit, sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ndikojnë edhe  në eliminimin e rrezikut të zjarreve por edhe në lehtësim aksesi. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPerëndim dielli në Gjirin e Lalzit, fotoja përzgjidhet nga Epa News
Artikulli tjetërFoto/ Fluks turistësh të huaj në Apoloni