TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Parku Arkeologjik i Apollonisë vijon të jetë një destinacion i preferuar i turistëve të huaj që vitizojnë Shqipërinë.
Grupe turistësh të huaj vizitojnë çdo ditë këtë park ku njihen me historinë e antikitetit të një prej siteve më të mëdhenj arkeologjik të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike.
Ata u pritën nga të rinjtë e Smile Albania, të cilët shpërndanë broshura informuese mbi këtë sit arkeologjik.
Gjatë periudhës janar-korrik 2018, Apolonia u vizitua nga mbi 29 mijë turistë duke sjellë dyfishimin e numrit të vizitorëve në këtë park, krahasuar me një vit më parë.
Për 7-mujorin, qytetin antik e kanë vizituar në total 29 103 turistë krahasuar me 12 570 vizitorë në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Numri në rritje i vizitorëve ka ndikuar edhe në shtimin e të ardhurave nga biletat, nga 2,530,000 lekë vitin e kaluar në 5,351,540 lekë gjatë këtij viti./m.m/






























