Ballina Lajme nga Vendi

“Partizani” gati për debutimin në kampionat ndaj “Skënderbeut”

TIRANË, 16 gusht/ATSH-A.Fortuzi/- “Partizani” do të udhëtojë sot drejt Korçës, pasi të premten (nesër) do të sfidojë “Skënderbeun” në ndeshjen parë sezonale. Trajneri Skënder Gega në konferencën e pragsfidës parashtron dhe objektivat e sezonit të ri.

“Është e vërtetë që është ndeshja e parë kundër ekipit ndoshta më të fortë në pesëvjeçarin e fundit na krijon trysni më të mëdha se sa është zakonisht. Ky është testi i parë i vërtetë. Jemi të përgatitur për këtë test, sepse u bë kaq kohë në fazë përgatitore, ndeshjet e UEFA-s, disa ndeshje miqësore, një turne në Durrës. Kështu që vijmë në momentin më të mirë për t’u ballafaquar me sukses në këtë sfidë”, – tha Gega.

“Mendoj që ‘Skënderbeu’ e ka bazën e ekipit, pavarësisht nga lëvizjet që ka bërë, edhe prurjet e reja. Besoj që ka kualitetin dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Korçarët duhen respektuar për vetë historinë e tyre, edhe për momentin, pavarësisht nëse ka mungesa, apo ka bërë lëvizje të mëdha. Por, duhet të mësojmë të respektojmë veten tonë, të dimë se për çfarë shkojmë dhe për çfarë jemi përgatitur. Besoj se jemi gati”, – vijoi Gega. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKina prezanton sondën hënore “Chang’Ë 4”
Artikulli tjetërVijojnë me intensitet punimet në “Rrugën e Arbrit”, nis hapja e tunelit në Klos