Ballina Bota

PHENIAN – Koreja e Veriut pezullon dhënien e vizave turistike 

PHENIAN, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut pezullon dhënien e vizave turistike në prag të festimeve muajin e ardhshëm të 70 vjetorit të regjimit, njoftoi sot një agjenci turistike e specializuar me seli në Kinë.

”Koryo Tours”, kompania më e njohur nga ana e perëndimorëve, të cilët kanë dëshirë të vizitojnë Korenë e Veriut, saktësoi në web-in e saj në internet se u informua më 13 gusht se të gjitha aplikimet në proces për marrjen e vizave janë bllokuar.

Asnjë arsye nuk është komunikuar, saktësoi ”Koryo Tours”, por u njoftua se masa do të ishte e vlefshme deri më 9 shtator, data e festimeve të 70 vjetorit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDC), emri zyrtar i regjimit.

Ngjarja shoqërohet me parada të shumta ushtarake apo spektakle gjigande me pjesëmarrjen e mijëra personave që kryejnë koreografi mbresëlënëse.

Presidenti kinez, Xi Jingping renditet në mesin e zyrtarëve të lartë që janë ftuar të marrin pjesë në festime./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Beratit vëmendje të veçantë turistëve
Artikulli tjetërPolicia kontrolle për armëmbajtje pa leje, katër në pranga