Ballina Kosova

Siti arekologjik i Dresnikut, në Kosovë, do të kthehet në pikë turistike

 

PRISHTINË, 13 gusht/ATSH/- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi sot sitin e Dresnikut, në Klinë, ku po bëhen gërmime arkeologjike nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Duke e cilësuar një objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, Gashi theksoi se “do ta përkrahim këtë projekt në Dresnik, por edhe punimet arkeologjike në vendet e tjera të Kosovës”.

Udhëheqësi i këtij projekti, Elvis Shala, tha se në bazë të të dhënave, mendohet se ky lokalitet ka qenë Rezidencë e Perandorisë Romake.

“Nëse financimi i projektit vazhdon, ky sit arkologjik do të shndërrohet në një pikë turistike”, u shpreh Shala.

Ky projekt po financohet për të shtatin vit me radhë nga MKRS dhe Gashi tha se do të ndajnë edhe mjete shtesë sipas nevojës. /KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Çavuzoglu: Jemi të hapur për konsensus, por nuk pranojmë imponime
Artikulli tjetërThaçi: Marrëveshja e Ohrit, ndali konfliktin e armatosur dhe krijoi perspektivë për paqe