Ballina Bota

FRANCË – Dita e fundit e të nxehtit ekstrem para nisjes së stuhive

PARIS, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Të nxehtit ekstrem duket se po i vjen fundi në Francë, me pikun e fundit që pritet të regjistrohet sot në disa rajone, përpara rënies së temperaturave si pasojë e stuhive dhe motit të keq.

Që nga e premtja dy të tretat e pjesës kontinentale të Francës metropolitane ndodhen në gadishmëri portokalli nga temperaturat ekstreme. Meteo-France hoqi këtë paralajmërim në 11 zona, në rajonet bregdetare të Jugut dhe të Jug-Perëndimit, ku piku me 37 gradë Celsius u shënua të hënën në Bordo.

Nga ana tjetër Veri-Lindja, Qendra dhe pellgu parizien do të përjetojnë ende edhe sot temperatura mjaft të larta mes vlerës 35 dhe 39 gradë Celsius, deri në 40 gradë Celsius në disa zona.

Metereologu Frédéric Nathan pohoi se temperaturave ekstreme po u vjen fundi.

Kjo valë e të nxehtit, megjithesë nuk i afrohet aspak temperaturave ekstreme të regjistruara në verën e vitit 2003, pritet të përfundojë me ardhjen nga perëndimi duke nisur nga sot pasdite të rrymave të freskëta shoqëruar me stuhi dhe mot të paqëndrueshëm./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Koncesionet dhe PPP-të, 3.7 miliardë euro dëm buxhetit të shtetit
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës vjen me një tjetër risi për të “luftuar” temperaturat e larta