Ballina Lajme nga Vendi

Bashkia e Tiranës vjen me një tjetër risi për të “luftuar” temperaturat e larta

TIRANË, 7 gusht/ATSH/- Një zgjidhje për të “luftuar” temperaturat e larta të kësaj vere në Tiranë, ka ardhur përmes instalimit të freskueseve në disa prej stacioneve kryesore të autobusëve në kryeqytet.

Kjo risi është konceptuar dhe zhvilluar nga Sprite dhe ka marrë mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Sipas kryetarit Erion Veliaj, kjo nismë do të shtrihet edhe në stacione të tjera autobusësh.

“Një “zgjidhje” për të nxehtin e kësaj vere, teksa pret në stacionin e autobusit. Po instalojmë freskuese në stacionet kryesore autobusëve në qytet. Nisim nga qendra, për të vazhduar në të gjithë Tiranën. Motin nuk e ndryshojmë dot, por sigurisht mund të gjejmë zgjidhje”,-shkruan Veliaj në rrjetin social.

Kjo zgjidhje “smart” ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët që qëndrojnë në pritje të autobuzëve pasi ndërsa qëndrojnë në pritje, mund edhe të freskohen. Nga ana e tyre, qytetarët kanë vlerësuar nismën e bashkisë së Tiranës, ku kjo e fundit vjen herë pas herë me ide inovatore. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Dita e fundit e të nxehtit ekstrem para nisjes së stuhive
Artikulli tjetërShqipëria destinacion i turizmit elitar, jahti luksoz ankorohet në Sarandë