Ballina Bota

KALIFORNI – Zjarret shkatërrojnë më shumë se 1 000 shtëpi

UPPER LAKE, 2 gusht /ATSH-AA/ – Zjarret që kanë përfshirë rajonin Redding në veri të Kalifornisë në SHBA kanë shkatërruar më shumë se 1 000 shtëpi, sipas medias.

Zyrtarët e zjarrfikësve kanë njoftuar se zjarret që përfshinë javën e kaluarrajonin Shasta kanë shkaktuar vdekjen e gjashtë personave, në rajonin Redding si dhe janë djegur 1 058 shtëpi.

Zyrtarët po ashtu bëjnë të ditur se si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë një hapësirë prej 490 kilometra katrorë janë dëmtuar 488 ndërtesa. Deri më tani është arritur të merret nën kontroll 35 % e rajonit ku janë përhapur zjarret./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Të gatshëm të ndihmojmë vendet e prekura nga thatësira
Artikulli tjetërSezoni turistik -AKU mbi 1829 kontrolle dhe 938 masa administrative