BRUKSEL, 24 korrik /ATSH-ANSA/ – Të 27 vendet e Bashkimit EUropian nuk janë ende mjaft të gatshëm për të përballuar të gjitha skenaret e mundshme që do të konkretizohen pas daljes së Britanisë nga BE, theksoi zëdhënësi i Komisionit Evropian.
“Sidoqoftë, ne duhet të jemi të gatshëm për çdo eventualitet, qoftë edhe për mosarritje të një marrëveshjeje’’, theksoi ai.
”Britania e Madhe nuk do të jetë më një shtet anëtar dhe po merren të gjitha masat për të siguruar që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të jenë gjithnjë të gatshme’’, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.
KE u kërkoi qeverive të përgatisin “të gjithë skenarët” duke konsideruar gjithashtu “masa shtesë” për problemet specifike që do të shfaqen në dogana në rast të mosmarrëveshjeve./ /os/ a.jor.






















