Ballina Lajme nga Vendi

Foto/ Ambasada amerikane: Pesë të rinjtë e parë shqiptarë në “Professional Fellows”

TIRANË 20 korrik/ATSH/ – Për herë të parë, pesë të rinj nga Shqipëria u bënë pjesë e grupit të parë të programit “Professional Fellows”.

Pas përvojës së marrë në institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada amerikane në Tiranë ka shkruar në faqen zyrtare të saj lidhur me reflektimet e këtyre të fundit dhe eksperiencën e tyre në SHBA ndërsa ka publikuar foto edhe nga takimi i tyre me 5 të rinjtë.

“Njihuni me grupin e parë të pjesëmarrësve në programin e “Professional Fellows” të Departamentit Amerikan të Shtetit! Ata sapo u kthyen pas një programi shumë të suksesshëm gjashtëjavor shkëmbimi në Shtetet e Bashkuara. Ata ndanë përshtypjet, përvojat dhe reflektimet e tyre nga programi në një forum të hapur, ku morën pjesë Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts dhe drejtori i organizatës së Co-Plan”, -shkruan ambasada amerikane në faqen e saj zyrtare.

Një prej pesë të rinjve që përfaqësuan Shqipërinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me këtë program, Erisa Mecollin, ATSH-ja e ka intervistuar që në në javët e para të përvojës, duke ndarë këtë të fundit me opinionin publik.

Proffesional Fellowship 2018 është një program për profesionistët e rinj nga pesë shtete ballkanike, që aplikohet për herë të parë në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit, Washington DC, Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Co-Plan. Shqiptarët që  përfaqësuan vendin tonë janë: Erisa Mecolli, Arion Sauku, Nensi Dragoti, Arbër Kodra, Suela Kocibellinj.

z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurizmi në Shqipëri, 300 mijë vende të reja pune
Artikulli tjetër5-herë fituesi i topit të artë shpëton nga burgu