Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/7/2018

BRUKSEL (Belgjikë) – Dita e dytë e samitit të NATO-s me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

LONDËR (Britani e Madhe) – Presidenti amerikan, Donald Trump në Britaninë e Madhe ku do të takohet me kryeministren, Theresa May për të biseduar për tregtinë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i Eurogrupit. ​

LONDËR (Britani e Madhe) – Publikimi nga qeveria britanike e propozimit të detajuar për marrëdhënien e ardhshme me Bashkimin Europian pas Brexit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, prezanton parashikimet e verës për rritjen ekonomike dhe inflacionin për BE-në dhe zonën euro.

LISBONË (Portugali) – Parlamenti portugez voton për një ligj të ri që rregullon ndryshimin gjinor.

LUBJANË (Slloveni) – Fituesi i zgjedhjeve legjislative sllovene, Janez Jansa, kreu i të djathtës, pritet nga presidenti Borut Pahor, në përpjekje për të avancuar në formimin e qeverisë.

UASHINGTON (SHBA) – Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin do të dëgjohet nga komisioni financiar i Dhomës së Përfaqësuesve.  ​

BAMAKO (Mali) – Fushatë për zgjedhjet presidenciale në Mali, turi i parë i të cilave është parashikuar më 29 korrik./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte 12 korrik 2018
Artikulli tjetërBRUKSEL -Stoltenberg: NATO tashmë më e fortë dhe më e bashkuar