Ballina Bota

BRUKSEL -Stoltenberg: NATO tashmë më e fortë dhe më e bashkuar

BRUKSEL, 12 korrik /ATSH-ANSA/ – Kemi pasur diskutime dhe mosmarrëveshje, por të gjithë u pajtuam dhe kemi marrë vendime që do ta çojnë përpara këtë aleancë dhe do ta  bëjnë më të fortë, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë shtypi.

“Janë marrë vendime për strukturën operacionale të Aleancës me komanda të reja në Virxhinia dhe në Gjermani, me personel të ri prej 1 200 njësish”, shtoi ai.

Stoltenberg njoftoi fillimin e misionit të trajnimit në Irak nën komandën e Kanadasë dhe një rritje të mbështetjes për Jordaninë dhe Tunizinë për të luftuar kundër terrorizmit.

“Po bëjmë progrese përsa i përket shpenzimeve për mbrojtjen”, deklaroi ai duke shtuar se tetë shtete janë angazhuar për t’i kushtuar të paktën 2% të PBB-së së tyre shpenzimeve për mbrojtje gjatë këtij viti, ndërkohë që të tjerë i kanë planifikuar deri në vitin 2024. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/7/2018
Artikulli tjetërFoto – Kartolina nga Shkodra, kryeqyteti kulturor i Shqipërisë