Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e enjte 12 korrik 2018

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në mëngjes dhe në mesditë me zhvillime vranësirash mesatare në zonat malore.

Baza e reve të ulta 1000 metra. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-10m/sek dhe më e theksuar në bregdet. Deti parashikohet i forcës 3-4 me lartësi dallge 1.8 metra.

Shikimi 8-15km, mjegullinë lokale. Në mesditë vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme relativisht të nxehta.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                  15/32

Vendet e Ulta                  20/35

Vendet Bregdetare          22/34    /e.malaj//m.m/1212

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKroacia e Modriçit shkruan historinë, del për herë të parë në finale
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/7/2018