Kroacia e Modriçit shkruan historinë, del për herë të parë në finale

177

MOSKË, 11 korrik /ATSH/ – Kroacia e Modriçit hynë në histori duke dalë për herë të parë në finale dhe duke kaluar gjeneratën e Botërorit ’98 që u ndal në fazën e gjysmëfinaleve përballë Francës, kundër së cilës do të kërkojë të hakmerret në finalen që zhvillohet të dielën më 15 korrik.

Koha e rregullt mbaroi me rezultatin 1-1 ku Anglia doli në avantazh që në fillim të lojës falë një goditje dënimi që u shndërrua në gol nga Trippier në minutën e pestë.

Por, Kroacia do të arrinte të barazonte në minutën e 68-të me Perisiç duke e çuar lojën në kohë shtesë.

Pas shumë vuajtjesh Kroacia do të kalonte në avantazh, falë golit të shënuar nga Mandzukiç në minutën e 109-të. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.