BRUKSEL, 8 korrik /ATSH-AFP/ – Spanja gradualisht mund të shndërrohet pikë kalimi i ri i zgjedhur nga migrantët që vijnë nga Afrika, pasi rrugët e tjera janë duke u mbyllur, paralajmëroi sot një zyrtar i BE-së.
Kreu i Agjencisë Europiane të rojeve kufitare dhe rojeve bregdetare (Frontex), Fabrica Leggeri theksoi se rreth 6 000 migrantë kanë zbarkuar në brigjet spanjolle vetëm në muajin qershor të këtij viti, thuajse sa shifra e gjashtë muajve të parë të vitit të kaluar.
I intervistuar nga gazeta gjermane ‘’ Welt am Sonntag‘‘ ai pohoi se nëse do të më pyesni se cili është aktualisht shqetësimi im më i madh do të thosha Spanja.
Ndërsa rruga nga Libia është bërë gjithnjë e më e vështirë nga shtimi i patrullimeve të rojeve bregdetare libiane, gjithnjë e më shumë migrantë po joshen nga kalimi drejt Spanjës duke u nisur nga Maroku.
Nëse shifrat do të vijojnë të rriten si aktualisht, ky rrugëkalim do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Greqia dhe Italia mbeten gjithsesi për momentin pikat kryesore të mbërritjes së migrantëve, por me një rënie të ndjeshme dy vitet e fundit.
Greqia e cila priti rreth 900 000 migrantë në vitin 2015, vitin e kaluar regjistroi 42 000 migrantë, pas marrëveshjes së vitit 2016 me Turqinë, sipas të dhënave të Frontex.
Italia vitin e kaluar priti rreth 120 000 migrantë, por që prej marrëveshjes së mesit të korrikut 2017 me rojet bregdetare libiane, prurjet e migrantëve pësuan një rënie me 75%, gjithnjë sipas Frontex./
/v.b/