TOKIO, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Një tërmet me magnitudë 6 ballë u regjistrua të shtunën në mbrëmje në rajonin e Kanto-së (lindje të Japonisë), lëkundjet e tokës janë ndjerë deri në Tokio por nuk ka rrezik për cunami, sipas Agjencisë japoneze të meteoroligjisë.
Tërmeti i regjistruar në periferi të rajonit në 20 :30 sipas orës lokale (11 :30 GMT) u pasua me alarmin që paralajmëronte banorët. Për momentin nuk ka raportime për dëme, por banorët e një pjesë të rajonit të Chibas kanë ndjerë lëkundje të forta, sipas informacioneve të transmetuara nga televizioni publik NHK./
/v.b/























