BRUKSEL, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Përbën një zhvillim shqetësues përshkallëzimi i luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kinës për tarifimin e mallrave, çka dëmton ekonominë botërore, shkruajti në Twitter komisionerja e Bashkimit Europian për Tregtinë, Cecilia Malmstroem, pas hyrjes në fuqi të tarifave amerikane për produktet kineze dhe pas kundërpërgjigjes së Pekinit.
“Luftrat tregtare janë të këqija dhe aspak të lehta për t’u fituar”, theksoi Malstrom.
”Ekuilibrat tregtare SHBA-Kinë duhet të ruhen”, shtoi ajo./ /os/ a.jor.























