Ballina SPORT

Uruguaj-Francë një ndeshje historike

MOSKË, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Grupi i miqësisë Francë-Uruguaj në Asamblenë Kombëtare përshëndeti sot ‘’ndeshjen historike’’ e parashikuar për të premten midis dy vendeve në çerekfinalen e Botërorit të futbollit, duke u shprehur që të fitojë më i miri, pasi të dyja ekipet janë me fanella ngjyrë blu.

‘’Kjo ndeshje do të shërbejë gjithashtu për të përkujtuar miqësinë mes dy shteteve tona dhe lidhjet e thella që bashkojnë popujt tanë’’, shkruan presidenti i grupit të miqësisë, deputeti MoDem Jean-Noël Barrot, si dhe nëntë parlamentarë të tjerë.

‘’Përtej paraqitjes së Edinson Cavani në Paris-Saint-Germain, ku është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, kujtojmë se Uruguaji i ka dhënë Francës Supervielle, Laforgue dhe Lautréamont, të cilët janë të mirëpozicionuar në panteonin e poezisë franceze.

Blutë do të përballen me Uruguajin në çerekfinalen e Botërorit 2018, të premten në Nijni Novgorod.

Anëtarët e grupit të miqësisë parlamentare kujtojnë më tej se gjuha franceze ishte deri në vitet 1990 gjuha e parë e huaj e detyrueshme në shkollë, apo aleancën midis Instituteve Pastor të Parisit dhe Montevideos për kërkime kundër kancerit dhe sëmundjeve të sistemit nervor janë një model i bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar./

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/Orkestra Simfonike e RTSH, koncert në 100-vjetorin e kompozitorit Bernstein
Artikulli tjetërDeschamps: Uruguaji nuk është Argjentina