Deschamps: Uruguaji nuk është Argjentina

TIRANË, 5 korrik/ATSH-ANSA/ “Në vitin 2014 na ‘rrëshkiti nga duart’ Gjermania, dhe si hakmarrje ne e eleminuam në Kampionatin Europian dy vjet më parë në gjysmëfinale (2016). Ajo, megjithatë, ishte një tjetër kundërshtare. Në qoftë se çdo herë kemi ardhur në fazën e eleminimit direkt të turneve të mëdha të kombeve, atëherë ekipi “im” mund të përkufizohet si konkurrues, gjë që më duket e padiskutueshme”. Kështu deklaroi trajneri i Francës, Didier Deschamps, në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes çerekfinales së Kupës së Botës kundër Uruguajit këtë të premte.

“Uruguaji është një ekip amerikanojugor, shumë e vështirë për t’u përballur me të, – shton ish- lojtari i Juventusit. – Ne përballemi me kundërshtarë të fortë dhe agresivë si Uruguaji, i cili nuk është Argjentina, për ne vështirësia rritet, e lidhur kjo edhe me ambiciet e kundërshtarëve tanë”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.