SELANIK, 5 korrik /ATSH-MIA/ – Para një viti ndoshta nuk mendohej se do të kishim një marrëveshje, por tashmë Marrëveshja historike e Prespës është fakt dhe një perspektivë për rajonin, theksoi kryeministri grek, Aleksis Cipras pas përfundimit të takimit katërpalësh në Selanik me kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe presidentin e Serbisë.
Duke folur për rajonin, Cipras bëri një krahasim të situatës së mëparshme dhe tani dhe theksoi se gjatë vitit të kaluar askush nuk kishte pritur që shumë gjëra do të ndryshonin, ndërsa si çështje pozitive ai përmendi marrëveshjet e Maqedonisë me Bullgarinë dhe Greqinë.
Lidhur me të ardhmen e rajonit, kryeministri grek theksoi se Ballkani do të ketë një të ardhme dinamike, mjafton të ketë vizion, besim dhe guxim.
“Mendoj se përpara kemi një të ardhme dinamike për Ballkanin, mjafton të kemi vizon dhe besim në forcat tona, vizion për rajonin tonë dhe të jemi të guximshëm”, theksoi Cipras./
/ec/ a.jor.























