TIRANË, 3 Korrik /ATSH/ – Komisioni i Pavarur Kualifikues ka nisur sot seancën për vlerësimin e aftësive profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku
Në seancën e sotme dëgjimore, mungon kryeprokurorja, e cila përfaqësohet nga avokatja Lirime Çukaj.
Trupa gjykuese e KPK-së përbëhet nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.
Arta Marku i nënshtrohet Vetting-ut me përparësi për shkak të detyrës që mban si Kryeprokurore e përkohshme ndërkohë që para se të merrte këtë detyrë, dha dorëheqjen nga kandidimi për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme në Kuvend, më 18 dhjetor të vitit të shkuar, pas 17 vitesh punë në sistemin e drejtësisë.
/gj.mima/ /a.g/



























