Ballina Aktualitet

Certifikim dhe formalizim i produkteve tradicionale

TIRANË, 30 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Mundësi certifikimi dhe formalizim i produkteve tradicionale që prodhohen në kushte shtëpie.

Ky do të jetë një ndër fokuset e programit “100 fshatrat”, i cili do të evidentojë edhe produktet kryesore tradicionale që prodhohen në zona të caktuara.

Në një takim të organizuar në Voskopojë, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në programin ‘100 fshatrat’ nuk janë përzgjedhur 100 fshatra nominalë, por zona interesi përparësore për mjedisin, duke krijuar qendërzime që të krijohen valët e shtrirjes së mëtejshme të zhvillimit”.

“Edhe në këtë zonë janë një sërë fshatrash që janë përzgjedhur përmes agroturizmit, ku Voskopoja ka tre elementë me nam: mishin, bulmetin dhe petkat. Edhe rrjeti i dyqaneve të distribucioneve të këtyre produkteve do të ketë logon ‘Made in Albania'”, – tha Rama.

“Jemi shumë të bindur që në gjithë këtë zinxhir idesh të ndërlidhura me njëra-tjetrën kemi plot elementë që do të shtohen nga ndërveprimi me komunitetet”, – tha Rama. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë stuhi e fortë shiu kërcënon takimin Spanjë-Rusi
Artikulli tjetërAgroturizmi, instrument për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e zonave rurale