Ballina Lajme nga Vendi

Ministria e Arsimit, zgjidhje për njohjen e diplomave të infermierëve

TIRANË, 29 qershor/ATSH/-Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë po ndjek me përparësi çështjen e njohjes së diplomave të infermierëve që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2002-2006.

Përmes një reagimi zyrtar, ministria ka bërë me dije se së bashku me Universitetin e Mjekësisë po diskutohet për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështje të cilën e kanë quajtur sensitive për rreth 4 mijë infermierë.

“Sigurojmë infermierët se nuk duhet të kenë asnjë shqetësim për pagat e tyre dhe as për kohëzgjatjen dhe vitet e studimit, pasi jemi duke i dhënë një zgjidhje ligjore kësaj çështje. Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune për rastin konkret që është në kontakt të vazhdueshëm edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe efikase në favor të infermierëve”, thuhet në reagimin zyrtar. /z.tosku/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMori titullin “Naim Frashëri”, violinistja shqiptare: Vlerësim për gjithë njerëzit e artit
Artikulli tjetërSERBI – Një deputet kërcënon Vuçiçin me vdekje nëse arrin paqen me Kosovën