Ballina SPORT

Dorëhiqet Cuper

MOSKË, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Trajneri i kombëtares së Egjiptit, Hector Cuper ka dhënë dorëheqjen pas tri humbjeve me Egjiptin në Kupën e Botës në Rusi.

Federata e Egjiptit njoftoi largimin e argjentinasit  62-vjeçar ditën e martë, një ditë pasi përfunduan ndeshjet e  grupit A ,ku Egjipti pësoi humbje 2-1 me Arabinë Saudite.

Egjipti u kthye në finale për herë të parë në 28 vjet duke humbur gjithashtu 3-1 me Rusinë dhe 1-0 me Uruguajin.

Sulmuesi Mohamed Salah humbi ndeshjen e parë dhe kundër Uruguajit nuk ishte në formë të mirë, pas dëmtimit në finalen e Ligës së Kampionëve në fund të majit.

Cuper mbante rolin e trainerit që nga viti 2015, me skuadrën shtatë herë kampione e Afrikës./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDFB: Lëv do të mbetet trajneri i kombëtares gjermane
Artikulli tjetërJagland: Impresionuese reforma në drejtësi