MOSKË, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Trajneri i kombëtares së Egjiptit, Hector Cuper ka dhënë dorëheqjen pas tri humbjeve me Egjiptin në Kupën e Botës në Rusi.
Federata e Egjiptit njoftoi largimin e argjentinasit 62-vjeçar ditën e martë, një ditë pasi përfunduan ndeshjet e grupit A ,ku Egjipti pësoi humbje 2-1 me Arabinë Saudite.
Egjipti u kthye në finale për herë të parë në 28 vjet duke humbur gjithashtu 3-1 me Rusinë dhe 1-0 me Uruguajin.
Sulmuesi Mohamed Salah humbi ndeshjen e parë dhe kundër Uruguajit nuk ishte në formë të mirë, pas dëmtimit në finalen e Ligës së Kampionëve në fund të majit.
Cuper mbante rolin e trainerit që nga viti 2015, me skuadrën shtatë herë kampione e Afrikës./ /os/ a.jor.
