Ballina SPORT

DFB: Lëv do të mbetet trajneri i kombëtares gjermane

MOSKË, 27 qershor /ATSH-AFP/ – Trajneri gjerman, Hoakim Lëv do të mbetet në postin e tij pas Botërorit edhe në rast dështimi, konfirmoi presidenti i Federatës (DFB) Reinhard Grindel, ndërkohë që kampionët e botës luajnë sot kundër Koresë së Jugut.

“Para Botërorit, ne kishim vendosur me drejtorinë e Federatës për të zgjatur kontratën e Lëv deri në vitin 2022, sepse mendojmë se askush më mirë se ai nuk mund të menaxhojë rindërtimin që do të jetë i nevojshëm pas Botërorit, çfarëdo që të ndodhë”, theksoi Grindel për të përditshmen gjermane të Frankfurtit FAZ.

“Një vit më parë, ai provoi, duke fituar Kupën e Konfederatave se ishte i aftë për të formuar një ekip inpresionut duke praktikuar një futboll ekselent me lojtarët e rinj.

“Këto arsye vazhdojnë të jenë të vlefshme, edhe nëse Mannschaft do të eliminohet që prej turit të parë”, shtoi Grindel.

Lëv, zëvendës i paraardhësit të tij, Jurgen Klinsmann duke nisur nga viti 2004, u bë trajner pas Botërorit 2006./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHolanda: Shqipëria progres të dukshëm, por shqetësim mbeten punët e brendshme të BE-së
Artikulli tjetërDorëhiqet Cuper