TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Rivitalizimi i qendrës historike të Vlorës, jo vetëm do të ruajë gjurmët e historisë së lavdishme të këtij qyteti, por do të hapë edhe perspektivë të re për zhvillimin e turizmit.
Kështu, në fazën e dytë të projektit për qendrën historike, janë parashikuar të investohen 200 milionë lekë dhe ruajtja e gjurmëve të historisë do të sjellë zhvillim të sipërmarrjes private të orientuar drejt turizmit.
Turistët nuk do ta vizitojnë Vlorën vetëm për detin dhe ushqimin e mrekullueshëm të zonës, por edhe për historinë e patjetërsueshme të saj.
Faza e dytë e projektit do të shtojë një hapësirë të re për turizmin në Vlorë që pritet të shtojë numrin e vizitorëve. /j.p/























