Ballina Ekonomi

Kalimi në aksin Maminas-Sukth-Shkozet, hapet të premte në orën 23

TIRANË, 22 qershor /ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se sot (e premte) në orën 23:00 do të hapet kalimi në aksin Maminas-Sukth-Shkozet, pjesë e autostradës Tiranë-Durrës, ku po kryen punime për rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara.

ARRSH njofton se për shkaqe të paparashikuara përmbyllja e punimeve në aksin Maminas-Sukth-Shkozet ka tejkaluar afatin e përcaktuar.

Rrjedhimisht, nuk është kryer hapja e kalimit, siç ishte paralajmëruar, për të garantuar kalimin e sigurtë të mjeteve.

ARRSH u kërkon ndjesë qytetareve dhe njofton se hapja e kalimit do të realizohet sonte, ora 23:00. Deri në orarin e hapjes, mjetet duhet të përdorin rrugët alternative. /e.xh//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbulohet dorëshkrimi i panjohur i Marin Barletit, Plasari dhe Nadin ndajnë detaje të rëndësishme
Artikulli tjetërGREQI – Cipras vendos për herë të parë kravatë për të festuar daljen nga kriza