Ballina Lajme nga Vendi

Udhëtim në SHBA, këshillat e ambasadës për çiftet e martuar

TIRANË, 21 qershor/ATSH/-Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë çiftet e martuara, që janë të interesuar për t’u pajisur me viza për në SHBA.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ambasada e SHBA sqaron se kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara, ndërsa jep disa këshilla të vlefshme, duke sqaruar dhe kohëzgjatjen e procedurave.

Ambasada sqaron se viza për çiftet e fejuara është më e shpejtë, por ka disa procedura pasi hyn në SHBA. Ndërsa koha e përafërt e udhëtimit për të fejuarit është 9 muaj, kur për të martuarit është 18 muaj.

“Mali i Dajtit është i mrekullueshëm. Kenny dhe unë u ngjitëm fundjavën e kaluar. Takuam njerëz interesantë përgjatë rrugës dhe disa çifte të dashuruarish na pyetën për procesin e vizave. Ja këshilla ime: Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara. Cila është e duhura për ju?”, shkruhet në faqen zyrtare. /z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërmirësuan deklarimin e TVSH-së, 1 200 tatimpagues përjashtohen nga kontrollet
Artikulli tjetërZhgënjim dhe zemërim në Marok pas dy humbjeve