MOSKË, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Zhgënjim dhe zemërim pas humbjes në Kupën e Botës në Rusi me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
Por, edhe shumë krenari për lojën spektakolare që dhuruan marokenët, janë komentet në titujt e gazetave online të Marokut.
Pikërisht Ronaldo, një nga lojtarët më të ndjekur në Medina dhe më të dashur nga marokenët, shënoni golin vendimtar për skualifikimin e Marokut.
Një heshtje joreale pushtoi rrugët e kryeqytetit gjatë lojës.
“Luanët e Atlasit”, të rrethuar nga dashuria e tifozëve, kishin humbur edhe ndeshjen e parë kundër Iranit, të premten e kaluar, me një autogol nga Aziz Bouhaddouz.
Zhgënjimi i tifozëve ishte edhe për mosvajtjen e mbretit Mohammed VI në Rusi.
Mbreti Mohammed i është nënshtruar një operacioni në zemër. Sidoqoftë, ai nuk tha një fjalë të vetme inkurajimi për lojtarët.
Komplimentet kanë ardhur nga Iker Casillas, ylli spanjoll i portës, i cili tha në televizion se “është e pabesueshme që Maroku nuk arriti të shënojë gjatë dy ndeshjeve, për fat të keq, por ky është futbolli”./ /os/ a.jor.








