ATHINË, 21 qershor /ATSH-ANA/ – Drejt një politike të jashtme me shumë dimensione, një rrjet që ngre ura është krijuar mes vendeve në rajon, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias në kuadër të një konference në Rodos për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Nëpërmjet kësaj iniciative, pozicioni i Greqisë si një shtyllë e stabilitetit është i shfaqur dhe i njohur”, theksoi Kotzias.
“Kjo iniciativë lidhet me skema bashkëpunimi që janë promovuar nga vendi ynë”, tha ministri grek.
“Takimi ministror i Rodosit për Sigurinë dhe Stabilitetin është një iniciativë speciale e ndërmarrë nga Ministria greke e Punëve të Jashtme”, u shpreh Kotzias.
“Me pjesëmarrjen e 25 përfqësuesve të lartë nga vende si Europa Juglindore, Mesdheu, Lindja e Mesme, organizatat e vendeve arabe dhe vëzhgues nga Vietnami, Kolumbia dhe Indonezia, kjo konferencë synon të jetë, edhe një vit tjetër, një urë mes vendeve tona fqinje”, deklaroi ministri grek./ /G.S/ a.jor.















