PEKIN, 21 qershor /ATSH-AFP/ – David Beckham parashikon një finale Angli – Argjentinë për Kupën e Botës.
Ish-kapiteni i “Tre Luanëve” u shpreh i inkurajuar nga fitorja e parë e ish-ekipit të tij kundër Tunizisë.
Anglia nuk ka shkëlqyer vitet e fundit në Kupën e Botës. Madje as nuk arritur më një çerekfinale që prej vitit 2006.
“Mendoj se Anglia do të përballet në finale me Argjentinën”, deklaroi ish-ylli i futbollit, gjatë një eventi promocional të organizuar dje në mbrëmje në Pekin.
“Madje edhe do të vija bast se Anglia do të fitojë botërorin, sepse jam i njëanshëm dhe i pasionuar për vendin tim”, u shpreh ai duke qeshur./ /G.S/ a.jor.






















