Agjencia Telegrafike Shqiptare

GREQI – Kotzias: Konferenca e Rodosit urë bashkëpunimi për vendet e rajonit

ATHINË, 21 qershor /ATSH-ANA/ – Drejt një politike të jashtme me shumë dimensione, një rrjet që ngre ura është krijuar mes vendeve në rajon, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias në kuadër të një konference në Rodos për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Nëpërmjet kësaj iniciative, pozicioni i Greqisë si një shtyllë e stabilitetit është i shfaqur dhe i njohur”, theksoi Kotzias.

“Kjo iniciativë lidhet me skema bashkëpunimi që janë promovuar nga vendi ynë”, tha ministri grek.

“Takimi ministror i Rodosit për Sigurinë dhe Stabilitetin është një iniciativë speciale e ndërmarrë nga Ministria greke e Punëve të Jashtme”, u shpreh Kotzias.

“Me pjesëmarrjen e 25 përfqësuesve të lartë nga vende si Europa Juglindore, Mesdheu, Lindja e Mesme, organizatat e vendeve arabe dhe vëzhgues nga Vietnami, Kolumbia dhe Indonezia, kjo konferencë synon të jetë, edhe një vit tjetër, një urë mes vendeve tona fqinje”, deklaroi ministri grek./  /G.S/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version