Bujqësia pararojë e eksporteve shqiptare
TIRANË, 14 qershor /ATSH/- Eksportet e produkteve bujqësore dhe blegtorale “made in Albania” u rritën me 26% drejt vendeve të Bashkimit Europian(BE) në 3-mujorin e parë të vitit 2018, duke konsoliduar trendin e rritjes progresive pozitive të bujqësisë në vendin tonë.
Ministria e Bujqësisë, bën të ditur se, vitit 2018 ka nisur mbarë për prodhimin vendas. Eksportet bujqësore në këtë periudhe arritën në vlerën 6.3 miliardë lekë në total, duke u rritur 1.2 miliardë lekë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndryshe nga vitet e kaluara, krahas rritjes së prodhimit bujqësor, këtë vit rritje pozitive të rëndësishme ka shënuar edhe prodhimi blegtoral.
Sipas statistikave, për periudhën janar-mars 2018, kontributin më të madh në rritjen e eksporteve e ka dhënë bujqësia me 1.6 miliardë lekë, blegtoria me 259.1 milionë lekë, sektori i peshkimit nga 848 milionë lekë është rritur në 1.2 miliardë lekë dhe agroindustria nga 2.4 miliardë lekë në 3 mujorin e parë të 2017-ës është rritur në 3.2 miliardë lekë në periudhën janar-mars 2018. /e.xh//a.g/






















